#tvora #rtvoranews
Prej dy vitesh në Shqipëri vijon procesi i vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët. Shumica e tyre kanë kaluar në sitën e komisioneve ku disa prej tyre nuk kanë arritur të përmbushin pikat e kualifikimit.
Por deri më tani nuk kemi asnjë të dënuar. Juristi Saimir Vishaj thotë se gjatë kësaj kohe nuk është bërë spastrim i drejtësisë, por thjeshtë një kalim i gjyqtarëve nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie.
Në një intervistë për Ora News ai shprehet se gjyqtarët nuk mund të dënojnë të shkarkuarit nga vettingu pasi vetëm disa kohë më parë kanë qenë kolegë.
Vishaj: Në këto momente që ne flasim, nuk mendoj që ne spastruam sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët që kishin probleme me drejtësinë por ata i kthyem në një moment në avokatë. Kjo është anormale, situatë alarmante për të cilën ne kemi pasur të gjithë shqetësim që do të thotë që nuk ka ndodhur asgjë. I hoqën nga sistemi i drejtësisë për t?i vendosur në studio avokatie. Sot një ish gjyqtar i përjashtuar nga organi i vettingut shkon përballë me një avokat apo gjyqtar që ka qenë në një trup gjykues. Ndërton një studio luksoze. Është shumë e vështirë që gjyqtarët dhe prokurorët të cilët kanë kaluar vettingut të gjykojnë kolegët e tyre. Ata më parë mund të fusin në burg një avokat, një të varfër për 2 gramë hashash por e kanë të pamundur të fusin kolegët pasi nesër mund të jenë ata në të njëjtin status. Gjendja është alarmante.
Gjithashtu Vishaj u shpreh se procesi i vettingut nuk ka shkuar ashtu siç qytetarët e imagjinonin. Sipas tij, ekspertët që u morën me këtë proces në Shqipëri nuk e kishin llogaritur dëmin që do i bënin vendit shkatërrimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Vishaj: Një drejtësi që blihet me lekë nuk është një drejtësi që ne kemi kërkuar por ka pasur dhe të mirat e veta. Ka dy vjet që gjyqtarët janë pjesë e rivlerësimit dhe kanë kaluar 170 prokurorë dhe gjyqtarë. Por ende qytetari nuk ka prekur atë që ai ka imagjinuar atë përpara vettingut. Ata ekspertë që u morën me vettingun në drejtësi nuk e kishin imagjinuar pasojat e saj të parikuperueshme. Do të thotë që shkatërrimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese kanë sjellë dëme të paimagjinueshme. Jemi vendi i vetëm në Europë pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese, pra na mungon një pushtet. Shtet do të kishimm vetëm nëse do të ekzistonin të 3 pushtetet por në këto kushte nuk kemi shtet.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/vettingu-ne-drejtesi-vishaj-kaluan-nga-sistemi-i-drejtesise-ne-zyra-avokatie-nuk-denohen-nga-koleget/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv