Lefter Maliqi është i bindur se partitë e reja që po krijohen, nuk do të marrin asnjë mandat në zgjedhjet e 2021, përfshirë këtu edhe Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizi, ndonëse zgjodhi të mos i përmendte me emra. I ftuar në Report Tv, Maliqi ka komentuar edhe lajmin që është shpërndarë nga mediat pranë presidentit, se në datën 26 prill (24 orë pas zgjedhjeve) Meta do japë dorëheqjen për t'u bërë kryeministër dhe ministër i Brendshëm.