#tvora #rtvoranews
I ftuar në studion e RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe nisjen e sezoinit të ri politik.
I pyetur lidhur me deklaratat e ministrave Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini se do të heqin dorë nga postet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Çipa u shpreh se ata po shprehin gadishmërinë e tyre për të mos kërkuar një tjetër mandat, ndërsa e quajti edhe si një testim për të matur opinionin publik në fund të mandatit të dytë qeverisës.
?Është gadishmëria e dy anëtarëve të kabinetit Rama për të mos pretenduar më tej një mandat tjetër ministror matanë këtij mandati që u ka caktuar vetë Rama. Këto testime bëhen në kuadër të pritshmërive që ka opinioni publik për atë që quhet epilogu i mandatit të zotit Rama ku karakterizohet nga një pritshmëri lodhjeje dhe skepticizmi prej opinionit publik. Ka një realitet dhe kontekst shumë zhgënjyes për shumë çështje të qeverisjes , për nivelin e përfaqësimit dhe për cilësinë e këtij përfaqësimi?, tha Çipa.
Sipas tij, ndryshe nga qeveritë e tjera të majta në vend, në mandatin e dytë qeverisës të Ramës ka patur edhe ministra anonim.
?Duhet ta pranojmë se ndryshe nga qeveritë e tjera të majta, ministrat e mandatit të dytë të Ramës erdhën si rishtar politikë. Nuk kishin njëp background politik. Një pjesë e tyre vijnë prej anonimitetit?, u shpreh analisti Aleksandër Çipa.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/largimi-i-lleshajt-dhe-shahinit-cipa-rama-po-teston-opinionin-publik/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv