TIRANË- One Telecommunications, ky është emri i ri që do te zëvendësojë Telekom Albania, kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë, ndryshim që u bë i ditur gjatë evenimentit të organizuar.
Ky transformim, nuk do të konsistojë vetëm në ndryshimin e markës, por edhe në përmirësimin e të gjithë përvojës së klientit, cilësisë së rrjetit, konceptimit te planeve tarifore, produkteve dhe çdo shërbimi tjetër që ofron One Telecommunications.