Ceshtjet me te bujshme te Gjykates se Faktit (4 Tetor 2000)

2020-12-05 8

Lajme Arkiva 2000
Kledji Kote dhe 6 bashkëpunëtorë të tij janë sjellë sot në Gjykatën e Faktit Tiranë. Grabitje e 250 mijë dollarëve në bashkëpunim është akuza për Koten dhe 7 persona të tjerë. Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore, Kote është sjellë me një ambulancë të spitalit të burgut, por procesi i vjedhjes së 250 mijë dollarëve të Bankës së Shqipërisë, sot nuk është çelur pasi njëri nga 8 të akuzuarit me arrest shtëpiak nuk është paraqitur në Gjykatë. Në bankën e të akuzuarit janë ulur sot dhe bashkëpunëtorët e Kotes ndër të cilët dhe dy arkëtarët e bankës Ëngjëllushe Milo dhe Etleva Mujo si dhe bashkëpunëtori i afërt Gentian Hoxha.
Gjyqtari Kreshnik Omari nuk ka mundur të hapë sot seancën pasi duke mos qenë të gjithë të pandehurit, prokurori ka kërkuar shtyrjen e seancës.
Prokurori Etien Kapo ka kërkuar sot pushimin e procesit gjyqësor dhe lirimin e Arben Grorit për vrasjen e Edmond Hajnos dhe Sajmir Çales. Në pretencën e lexuar para trupit gjykues kryesuar nga Arben Micko, Prokurori Kapaj mbështetej në deklarimet e të pandehurve. Dëshmitë, eskpertizën e kufomave të njollave të gjakut dhe pas kësaj ka deklaruar se vrasjen e dy personave e ka bërë Agron Tresa. Ndërsa njollat e gjakut në veshjen e Grorit nuk janë të viktimave. Vetë i pandehuri Tresa ka pranuar se është ai autori i dy vrasjeve. Prokurori i çeshtjes ka kërkuar 25 vjet burg për Agron Tresën.
Nuk do të deklaroj në gjykatë pasi nuk po më bëhet një proces i rregullt. Kështu ka komunikuar Shamsie Kadria në procesin gjyqësor të sotëm ndaj saj. Në deklarimin e seancës së mëparshme,Kadria është shprehur se gjatë kohës që ishte shpallur person në kërkim, ka kaluar disa herë kufirin në Kapshticë dhe Rinas. Pas kësaj Prokurori Mema ka shtuar dhe dy akuza ndaj boses së Gjallicës. Falsifikim dokumeti dhe kalim klandestin në kufi./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange