Kosovë/ Spitalet covid, plot. Hapen pavionet për të parë ata që mendojnë se pandemia është mashtrim

2020-12-05 2

Në spitalet e Kosovës, shtretërit janë mbushur me të sëmurë dhe viktimat e Covid 19 nuk janë të pakta. Por jashtë, nëpër rrugë, një e treta e popullatës beson se pandemia është një mashtrim, sipas një sondazhi të kryer së fundmi që ka alarmuar edhe qeverinë që tani po përpiqet të luftojë edhe mosbesimin.


?Nga 70 për qind e njerëzve që besojnë se covidi ekziston, 61 për qind mendojnë se është më pak i rrezikshëm nga sa është promovuar në media?.

Në përpjekje për të bindur publikun për rreziqet reale, qeveria ka vendosur të lejojë median të hyjë në repartet që më herët kanë qenë të izoluara, për të filmuar vuajtjet atje.

?Tregojuni gjithçka atyre jashtë, që nuk besojnë atë që keni parë këtu ? thotë një i moshuar i lodhur, që po e merr veten nga sëmundja pas një beteje prej dy javësh e gjysmë. ?Nuk bëhet shaka me këtë. Si mund të besohet gënjeshtra se virusi nuk ekziston?, thotë ai. Të tjerë, që dikur kanë qenë mes radhëve të mosbesuesve, tani i njohin rreziqet. ?Me thënë të vërtetën, unë besoja se ishte një mashtrim i madh. Tani, pas kësaj që kam kaluar, jam e bindur dhe po ua tregoj të gjithëve?, thotë një grua që është trajtuar me oksigjen prej javësh.

?Unë mendoj se autoritetet kanë dështuar të provojnë se virusi ekziston dhe ky besim forcohet edhe nga censura që unë kam parë tek mjekët dhe biologët në internet?.

?Nuk besoj se virusi ekziston. Na kanë detyruar të mbajmë maska, të ruajmë distancën..tani askush nuk mërzitet më për distancën dhe dorezat??.

Skeptikët e koronavirusit janë të shumtë në numra, në të gjithë botën, duke filluar nga franca, australia e SHBA, përfshirë Serbinë, Brazilin dhe Afrikën e jugut. Teoritë konspirative kanë tërhequr miliona shukime dhe vazhdojnë të përhapen online, pavarësisht përpjekjeve të rrjeteve sociale për të ndalur keqinformimet.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#Hospital#TopChannel

Free Traffic Exchange