Ashpërsimi i Kodit Rrugor për ata shoferë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ka kaluar për konsultim në Kuvend. Janë 28 ndryshime që janë bërë në Kodin Rrugor, ku mes tyre janë gjoba dhe konfiskim të mjeteve të blinduara për drejtuesit që nuk kanë autorizim, si dhe ashpërsohen gjobat për zhurmat akustike deri në 400 mijë lekë. Ky është një problem i theksuar ku shumë mjete kanë marmita të modifikuara që shkaktojnë ndotje akustike.