Eurodeputeti bullgar: Identiteti maqedonas nuk mund të ndërtohet duke mohuar gjithçka

2020-12-05 1

Në prag të fillimit të negociatave me BE-në, eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev tha sot se Bullgaria mbetet në qëndrimet se identiteti bashkëkohor maqedonas nuk mund të ndërtohet duke mohuar gjithçka që është bullgare, përmes siç thekson, mitologjisë dhe gënjeshtrave të imponuara në kohën e Titos.




?Ata pranojnë se faktet historike janë humbje për të tashmen dhe të ardhmen. Ata thonë se nëse e pranojnë këtë, Bullgaria do të fitojë dhe do të duhet të heqim dorë nga Goce Dellçevi. Ne iu themi: Përkundrazi, ai është edhe i juaji. Jo vetëm që nuk duhet të dorëzohemi, por ta festojmë edhe më shumë bashkërisht. Të gjithë revolucionerët e shekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20 i kemi të përbashkët. Ne jemi trashëgimtarë të përbashkët të këtyre njerëzve edhe në Bullgari edhe në Maqedoninë e sotme të Veriut. Nuk duam të heqin dorë nga vetja, e as që duam të luajmë humbës a fitues. Nuk mund të humbisni nga e vërteta dhe njohja e fakteve historike. Askush nuk e mohon të drejtën e maqedonasve bashkëkohor të jenë ashtu siç ndjehen dhe të flasin gjuhën që e definojnë siç duan- dekraloi Andrej Kovaçev, Euro-deputet bullgar.

Kryeministri, Zoran Zaev pyetjes nëse vetëm për negociata me BE-në do të pranonte se Goce Dellçevi është bullgar, u përgjigj me optimizmin se do të gjendet zgjidhje e dobishme për të dyja palët.

?Nga kjo që thoni ju përfiton Bullgaria. Çfarë marrëveshje është ajo nga e cila përfiton njëra palë?! Të dy palët duhet të jemi të lumtura, të gjejmë zgjidhje të mençur që nuk i lëndon as bullgarët as maqedonasit. Përkundrazi i bën krenarë. E kemi Goce Dellçevin në Strumicë, ndërsa përmendore të njëjtë kishte edhe në qytetin Bllagojev. Ka qytet në Bullgari që quhet Goce Dellçev. Këtu kemi Dellçevë, jorastësisht. Duhet të jemi të vetëdijshëm të gjithë! A do të duhet ta fshijë tani Maqedonia këtë, a nuk është e jona?! Apo Bullgaria do ta fshijë, nuk është e tyre? Le të shohim se si kjo na bashkon!- pohoi Zoran Zaev, Kryeministë.

Zaev paralajmëroi bisedime me homologun bullgar, Borisov sapo të normalizohet situata në Bullgari. Së fundmi, edhe zv/kryeministrit bullgar, Krasimir Karakaçanov tha se Bullgaria do ta bllokojë vendin, nëse Komisioni i përbashkët i historianëve nuk i tejkalon dallimet. Kreu i komisionit maqedonas, Dragi Gjorgjiev iu kundërpërgjigj se ultimatumet politike janë kundër-produktive, duke shtuar se dallimet tejkalohen vetëm me konstruktivitet nga të dyja palët.

Anesa Saliu

Free Traffic Exchange