Banka Boterore dhuron fonde per Ministrine e Arsimit (3 Tetor 2000)

2020-12-05 0

Lajme Arkiva 2000
Nuk është e lehtë të marrësh para nga Banka Botërore, duhet të plotësosh disa kritere. Ne arritëm t'a përmbushim këtë dhe të garantojmë se këto para do të kthehen në vlera arsimore. Kështu është shprehur Ministri i Arsimit Et'hem Ruka në takimin me përfaqësuesin e Bankës Botërore e cila ofron kredi për reformën arsimore. Projekti do të mbështesë Ministrinë e Arsimit për planifikimin dhe menaxhimin e shërbimeve dhe për të fituar besimin e financuesve të këtyre shërbimeve.
5 komponentë duke filluar nga përmirësimi i sistemit arsimor e deri tek tekstet shkollore, përfitojnë kredi prej 12 milion dollarësh. Banka Botërore mendon se ministria dhe arsimi në Shqipëri kishin nevojë për fonde dhe si pikë të parë të projektit kanë vendosur trajnimin se si mund të menaxhohet ky buxhet. Sipas përfaqësueses së projektit në Shqipëri mungonte stimuli i mësuesit dhe aftësitë që ka ai për mësimdhënie.
Me këto para do të ngrihen 32 shkolla të reja dhe do të financohet prokurorimi i teksteve shkollore. Kjo kredi do të shlyhet brenda 35 viteve./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/