Gjyqtarja e hetuar nga SPAK Mimoza Margjeka do dalë të shtunën sërish para gjykatës. Ajo akuzohet për korrupsion pasi në ka kërkuar 6 mijë euro ryshfet për të liruar një trafikant klandestinësh nga burgu. Një nga avokatët e saj mbrojtës thotë se bëhet fjalë edhe për të tjerë gjyqtarë. Avokati Ilia Ilia, hodhi dyshime se ekziston një përgjim që nuk është transkriptuar , në të cilin një nga familjarët e një tjetër të arrestuari shtetasit Adi Mullalli, profesor fiskulture, flet në telefon me vëllain e Oltian Balit dhe i thotë të shpejtojë pasi ai i kishte paguar shumën prej 7500 eurosh kryegjyqtarit të kësaj trupe gjyqësore dhe për këtë shkak avokati thotë se ?Është aplikuar standard i dyfishtë?. Top Channel disponon vendimin në të cilën u lirua përballë një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të vjetra shtetasi Bali dhe i bashkëdyshuari me të Adi Mullalli, i cili është një profesor fiskulture në Devoll. Në këtë vendim një nga argumentat që trupa gjyqësore, ka shtruar si fakt që ata duhet të shkojnë në shtëpi, lidhet me pandemine, referuar dhe një vendimi të ministres Gjonaj më herët më 14 prill, gjatë kohës së mbylljes nga pandemia këshillohet që të bëhet kujdes për masat, që të shmangeshin masat arrest me burg, për të ndaluar përhapjen e virusit. Trupa gjyqësore vlerësoi se Adi Mullalli dhe Bali, ky i fundit tha se nuk ishte dënuar më parë ndonjëherë, duhet të shkojnë në shtëpi përballë garancisë pasurore, pasi ata nuk paraqesin rrezik për shoqërinë. Avokati thotë për Top Channel se prania e Margjekës në hotelin ku dyshohet se janë dhënë lekët, nuk ishte për konfirmim nga ana e saj po ajo qëndronte aty sa kohë ishte deleguar me detyre në gjykatën e Korçës. Një ditë para se ajo të arrestohej KLGJ i kishte zgjatur mandatin e qëndrimit në detyrë në apelin e Korçës, pasi i përfundonte në shtator.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MimozaMargjeka#SPAK#TopChannel