#tvora #rtvoranews
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon kryeministrin Edi Rama se gënjeu kur tha se në vend nuk bëheshin analizat e barnave.
Doktor Besnik Jakaj u shpreh se analiza të tilla janë bërë që pas vitit 1990.
Sipas tij, ndryshimet ligjoire në 2014 ishin në dëm të sigurisë së ilaçeve.
Deklarata e plotë
Jam sot përpara jush për të denoncuar mashtrimin e radhës të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë znj. Manastirliu para 2 ditëve gjatë rikonstruksionit të godinës së Agjencisë Kombëtarë të Kontrollit të Barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Ky mashtrim i hapur në rikonstruksionin e një godine i Kryeministrit dhe i Ministres është një turp i madh që bën qeveria e rilindjes duke abuzuar dhe gënjyer hapur se në Shqipëri nuk bëheshin më parë analizat e barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Siguria e barnave të nderuar qytetarë është shkencë e bazuar në regjistrimin, analizimin dhe monitorimin e sjelljes së tyre në tregun farmaceutik. Nuk është fasadë. Nuk është pllaka, zyra, salla konferencash apo zyrë drejtorësh.
Me këtë mashtrim të jashtëzakonshëm që bëri publikisht Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë duke gënjyer hapur qytetarët për një fakt që nuk ekziston kanë fyer profesionistët e shëndetit, farmacistët, mjekët, laborantët, kimistët që kanë vite që punojnë me përkushtim, ndershmëri në fushën e sigurisë së barnave.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/analizat-e-barnave-jakaj-rama-genjeu-kur-tha-se-nuk-beheshin-ne-shqiperi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv