Gjirokastër, infermieri dyshohet me COVID, mjeku: Kemi dezinfektuar sallën,puna do vijojë normalisht

2020-12-05 1

Për mbylljen e repartit të krirugjisë në spitalin rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër ka reaguar mjeku Roland Karalli.

Për Report Tv ai thotë se shërbimi i kirurgjisë vijon normalisht dhe se salla e operacioneve është dezinfektuar për të filluar sërish nga puna.

"Në spitalin tonë shërbimi i kirurgjisë funksionon në mënyrë normale me shtrime, ndjekje të të sëmurëve, punën e mjekëve dhe të infermierëve nuk kemi asnjë defekt. Përsa i përket sallës duke qenë se u dyshua për një person me koronavirus, e mbyllën disa ditë dhe e dezinfektuam e më pas do e hapim dhe shërbimi i kirurgjisë do të funksionojë normalisht" - tha mjeku Roland Karalli.

Free Traffic Exchange