Top News - Përvjetori i 19-të/ SHBA, përkujtohet 11 Shtatori

2020-12-05 0

Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit me disa homazhe. Presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, planifikojnë të vizitojnë Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, edhe pse jo në të njëjtën kohë. Për shkak të koronavirusit, Memoriali dhe Muzeu Kombëtar i 11 Shtatorit në Nju Jork e anuluan traditën e tubimit të të afërmve të viktimave, që lexojnë me zë emrat e të vdekurve. Në vend të kësaj, familjarët do të ofrojnë zërat e tyre të regjistruar.

Sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz. Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani. Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane. SHBA-ja më pas ka pushtuar Afganistanin dhe më vonë Irakun.

Qyteti i Nju Jorkut do të zhvillojë ceremoninë vjetore të përkujtimit të gati 3,000 personave, që kanë vdekur si pasojë e sulmit më të madh terrorist në historinë amerikane, përmes një minutë heshtjeje në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës kanë sulmuar me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.


Ndërkohë që krimi po rritet, dyqanet dhe apartamentet po zbrazen dhe njerëzit e pastrehë shihen rrugëve, Nju Jorku të premten do të shënojë 19-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ndërkohë që përballet me pandeminë me koronavirus dhe me mospajtime me Shtëpinë e Bardhë. Në vend të mbajtjes së fjalimeve për të vdekurit, familjet e viktimave kanë incizuar veten paraprakisht. Thirrjet e tyre do të prezantohen në ?nivelin zero? të memorialit.

Muzeu që nderon viktimat do të hapet për herë të parë prej kur koronavirusi ka bllokuar qytetin në muajin mars.

Pothuajse dy dekada pas sulmeve, 11 shtatori vazhdon të mbetet sinonim i heroizmit dhe qëndrueshmërisë së Nju Jorkut.
Pothuajse dy dekada pas sulmeve, 11 shtatori vazhdon të mbetet sinonim i heroizmit dhe qëndrueshmërisë së Nju Jorkut.

Liderët e qytetit kanë vënë në pah këtë të fundit edhe në muajt e kaluar, pasi shkalla e infektimit me koronavirus ? që ka lënë të vdekur 23,000 persona në këtë qytet, njëherësh epiqendrën e hershme të këtij virusi në Shtetet e Bashkuara ? është ulur në gati nën 1 për qind.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë të martën se qëndrueshmëria e banorëve të Nju Jorkut pritet të testohet sërish nga efektet sociale dhe ekonomike të pandemisë me koronavirus.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTub...

Free Traffic Exchange