Wake Up/ Eksperti, Flobens Dilaveri: Lojërat e fatit nuk kanë qenë asnjëherë plagë e shoqërisë sonë

2020-12-05 1

Dy ditë më parë qeveria ka miratuar lejimin e kazinove në 6 zona të posaçme në Tiranë. Në vendimin e saj janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësohen nga subjektet për të marrë licensën për aktivitetin në fjalë. Më konkretisht secili prej tyre duhet të ketë një kapital prej 1.2 miliard lekë. Zonat ku mund të lejohet ky aktivitet janë ?Rruga e Barrikadave?, rruga ?Urani Pano?, rruga ?Dedë Gjon Luli?, rruga ?Ibrahim Rrugova?, Bulevardi ?Zhan D?Ark? dhe rruga: ?Xhorxh Ë. Bush?. Sipas ligjit këto subjekte duhet të kenë të përshtatir sistemin e tyre të monitorimit online që lidhet me sistemin online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndërkohë që çdo subjekt kazino duhet të ketë të regjistruar lojtarët dhe të ruajë të dhënat për një periudhë 3-vjeçare. Sipas vendimit në Fletoren Zyrtare çdo aplikues duhet të përgatisë një kërkesë me shkrim pranë autoritetit të shoqëruar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në këtë vendim. Autoriteti merr në shqyrtim dosjen brenda 30 ditëve dhe njofton për pranimin ose refuzimin. Ky vendim i ri i qeverisë pritet që të shkaktojë debat sikurse ndodhi edhe rreth 2 vite më parë kur u ndalua me ligj çdo lloj aktiviteti që konsiderohet si lojë fati. Më saktësisht lojërat e fatit në Shqipëri u mbyllën me vendim qeverie në 31 dhjetor të viti 2018.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel