Supë krem brokoli
2-3 qepë të njoma
500 gr brokoli
200 gr patate
150 ml qumësht ( 1 filxhan çaji)
kripë
700 ml ujë
Dekori :
kubik bukepak vaj ulliri
boçe të vogla brokoli
Përgatitja:
Grijmë qepën hollë dhe kaurdisim me 1 lugë gjelle vaj. Presim brokolin në boce e shpëlajmë mirë me ujë të bollshëm dhe I vendosim në tenxhere ku kaurdisim qepën, patatet në kubikë të vegjël, 700 ml ujë, kripë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta. Ruajmë disa boce brokoli për dekor dhe kalojmë supën në blender dore, e kthejmë në krem. Shtojmë qumështin rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Në një tigan me vaj kaurdisim kubikë buke sat ë zverdhen pak. Servirim supën duke shtuar në të 1 lugë gjell vaj ulliri, kubikë buke dhe 2-3 boce të vogla brokoli.