Libri i ri i gazetarit të njohur të gazetës Washington Post, Bob Woodward, po hedh më shumë dritë mbi marrëdhënien e pazakontë midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Edhe pse në treg ai del javën e ardhshme, disa media vendase kanë botuar fragmente që përfshijnë dhe pjesë të letrave personale, të shkëmbyera nga dy liderët këto dy vitet e fundit.
Në këto letra, siç thotë VOA, udhëheqësi i Koresë së Veriut e vlerëson lart Presidentin Trump, duke iu drejtuar vazhdimisht si ?Shkëlqesia Juaj? . Ai përshëndet ?miqësinë e tyre të thellë dhe të veçantë?, edhe kur bisedimet bërthamore mes dy vendeve po dështonin.
?Edhe tani nuk mund ta harroj atë çast historik kur mbajta fort dorën e Shkëlqesisë Suaj në atë vend të bukur dhe të shenjtë, ndërsa e gjithë bota shikonte?, i shkruante atij Kim Jong Un-i pas takimit të tyre të parë në Singapor në qershor të vitit 2018. Ishte njëra nga dy letrat e Kimit botuar nga televizioni CNN.
Pas samitit të tyre të dytë në Vietnam, Kim i shkruante presidentit amerikan se ?çdo minutë që ndamë, 103 ditë më parë në Hanoi ishte gjithashtu një moment lavdie që mbetet një kujtim i çmuar?. Presidenti Trump shpesh i kthente lavdërimet udhëheqësit koreanoverior e sipas gazetës Washington Post, pas takimit të tyre në Singapor, Trump e përshkroi Kim si ?tejet të zgjuar?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel