Zgjedhjet lokale, voton Ministri i Rendit Spartak Poçi - (1 Tetor 2000)

2020-12-05 2

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ka votuar sot rreth orës 9 dhe Ministri i Rendit Spartak Poçi. Në qendrën e votimit pranë kopshtit 141, i shoqëruar nga familja e tij, ministri Poçi ka bërë votimin për zgjedhjet e pushtetit lokal. Jashtë qendrës së votimit njëshi i rendit në Shqipëri, ka garantuar se policia ka marrë të gjitha masat për të përballuar si duhet çdo problem gjatë dhe pas votimeve.

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Është hera e parë që zgjedhjet zhvillohen pa klasën e kriminelëve nëpër këmbë, pra nuk kemi këtë masë të ndyrë nëpër këmbë që gjithmonë e ka shkatërruar ecurinë normale të rendit. Deri tani të gjitha të dhënat janë që zgjedhjet po shkojnë shumë të qeta, shpresojmë të vazhdojë kështu deri në fund. Natyrisht ka momente të fundit, ku do të shpallen rezultatet, që janë momente pak delikate, por kemi marrë masa ta menaxhojmë edhe këtë situatë deri në fund?.

Gazetarja:- Si do të organizohet shoqërimi i kutive të votimit për në qendra?

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Tashmë është i organizuar i gjithë shoqërimi. Janë marrë të gjitha masat, mjetet, njerëzit që do të bëjnë shoqërimin, pa asnjë problem?./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange