Opinion - Rama revoltohet per detin: Meta, Basha dhe Saliu duhet ta qepin!

2020-12-05 1

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Detin Jon vijon të mbetet ?patate e nxehtë? në politikën shqiptare. Sonte, në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se nuk ka asnjë marrëveshje Shqipëri-Greqi për këtë çështje.

Duke diskutuar për ketë temë, Kryeministri solli në vëmendjen marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë së vitit 2009 të arritur nga Qeveria e PD-LSI, por që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Në këtë pikë, Rama kërkoi që Presidenti Ilir Meta, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha në Qeverinë e vitit 2009, nuk duhet të flasin për këtë temë.

?Nëse ka një pikë që Ilir Meta, Lulzim Basha, Saliu, Monikën nuk e llogaris se skuq peshk, nëse ka një pikë që këta duhet ta qepin, është pikërisht kjo pikë. E bënë nga paaftësia, e bënë nga banaliteti, unë nuk e di. Po ta qepin se këta e kanë treguar me fakte, me vulë, me firma që janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare. Këta të 3 janë 3 që duhet ta qepin gojën për interesat kombëtare sepse e kanë treguar që janë të paaftë. Është mirë ta qepin gojën kur flitet për interesa kombëtare?,u shpreh Kryeministri Edi Rama.


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/