Kryeministri Edi Rama thotë se me Greqinë nuk ka asnjë marrëveshje për detin.
Në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Kryeministri Rama është pyetur nëse ka biseduar për këtë çështje me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Sipas tij, me Mitsotakis ka zhvilluar dy biseda telefonike dhe në asnjë moment nuk ka biseduar për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.
?Unë me Mitsotakis kam folur dy herë. Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë çfarë duhet të bëj unë për tërmetin. Herën e dytë kemi folur kur unë jam konsultuar me të për çështjen e përballjes me covidin. Këto janë 2 bisedat e mia me Kryeministrin grek dhe e kam takuar në ndonjë rrethanë në këmbë. Takimet e vetme që kemi pasur ka qenë njëri në OKB dhe një takim tjetër që e kemi pasur në Athinë ku nuk kemi folur asnjë sekondë për këtë çështje dhe kemi diskutuar dhe ai ka qenë shumë konstruktiv dhe shumë i besueshëm për mua për të çuar përpara një proces të nisur ng qeveria e mëparshme për të sheshuar çështjet?, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/