U përplas me Veliajn, studenti për Ora News: Me kartën e studentit na vijnë ulje për arra

2020-12-05 1

#tvora #rtvoranews
I ftuar në Ora News, studenti Demian Brisha studenti që u përplas në zyrën e Veliajt ditën e sotme (10 shtator) shpjegoi ngjarjen.

Aktivisti i Lëvizjes për Universitetin u shpreh se ai i përmendi kryebashkiakut kartën e studentit, abonetë, kostot e fakultetit, apo transportin ndërqytetës.

Demian Brisha: Na u tha se Veliaj kërkon disa studentë për të bërë këtë takim dhe ne përfituam nga rasti. Ai tha se ka shumë punë ku bëhet llafe dhe në atë moment i thash se rasti i kartës së studentit është një dështim total. Ai ndërhyri dhe nja 2-3 PR dhe ndërhynë edhe bodigardët. Ndërhynë se nuk donin që në të flisja. Unë i përmenda kartën e studentit, abonetë, kostot e fakultetit, faktin që karta e studentit na ofrohen ulje në servis dhe jo në makete apo transportin ndërqytetës. Ai u kap te kafja. Nuk dua të pi kafe, por edhe një kafe nuk merret me uljen e kartës së studentit.

Studenti theksoi se i përmendi ndërtimin e pallateve në kryeqytet dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Demian Brisha: Po ashtu përmenda ndërtimin e pallateve pa kriter dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt. Sipas Inspektoratit të Punës, rreth 255 persona, fëmijë, punojnë me orar të plotë, pa kontrata. Kjo mund të sjellë një dramë si ajo e Ardit Gjoklajt dhe është një çështje që duhet prekur. Një ndër premtimet më të mëdha që ka bërë Veliaj ishte që do të ndalohen ndërtimet, por po shohim se po prishen shtëpi dhe teatro për të bërë kulla.

Brisha tha se gjatë karantinës, kur karta e studentit duhet të ishte prioritet, në fakt vinin njoftime për ulje te arrash.

Demian Brisha: Gjatë karantinës, kur karta e studentit duhet të ishte prioritet, në fakt vinin njoftime për ulje te arrat, kur unë kisha prindërit pa punë. Po ashtu, tarifat e masterit janë shumë të larta. Këto janë ato gjëra që duhet të na ndihmonte karta e studentit. Shumë studentë që vijnë nga rrethet kanë kosto shumë të larta transporti. Janë rreth 12 mijë studentë ndërkohë që vetëm kaq ishin në protestë. Ndërsa, konviktet janë ngjyrosur vetëm nga jashtë, tarifa është rritur, kushtet janë skandaloze. Në karantinë studentët ishin në shtëpi dhe e kanë paguar tarifën e konviktit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/u-perplas-me-veliajn-flet-per-ora-news-studenti-me-karten-e-studentit-na-vijne-ulje-per-arra-por-jo-markete-e-transport/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange