Objekti i djegur shtetëror në qendër të Shkupit një ditë më parë mbetet i rrethuar nga forcat e hetuesisë. Dyshimet e para nga ekipet e zjarrfikësve janë se gjatë ditës së festës është harruar kondicioneri i kyçur dhe ka shkaktuar një qark elektrik, e cila ka shkaktuar shkëndija zjarri. Por, gjendja faktike po ekzaminohet nga prokuroria, e cila thotë se raporti zyrtar do të sqarojë dilemat nëse ka pasur gisht edhe faktori njeri.
?Një ditë pas shpërthimit të zjarrin në hapësirat e Inspektoratit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinorë, këtu ekipet e krim teknikës po bëjnë ekspertiza të detajuara?
Drejtori i këtij organi së bashku me punëtorët tha se punën do ta vazhdojnë nga distanca në formë elektronike. Po ashtu, versioni digjital është dosja e vetme e mbetur nga zjarri që kaploi arkivin e këtij inspektorati. Fejzullah Spahiu tha se në godinën e vjetër rrjeti i amortizuar elektrik ka bërë disa herë telashe, por lëndët e palëve që janë proceduar në prokurori, të gjitha qëndrojnë edhe atje.
?Janë djegur një pjesë e arkivit, por jo i gjithi. Ka dokumente që kanë shpëtuar prej zjarrit dhe të shohim pasi të kryhen procedurat hetimore do të hyjmë brenda për të parë se çfarë ka mbetur. Të gjitha lëndët që kanë pasur nevojë të shkojnë në prokurori janë veçse të dërguara atje dhe të tjerat i kemi në mënyrë elektronike. Çka do që kanë nevojë ne mund t?i procedojë në organet e hetuesisë, nuk ka asnjë pengesë. Ne punën sërish e vazhdojmë aty ku kemi mbetur nuk ka asnjë pengesë në punë- deklaroi Fejzullah Spahiu, Drejtor i Inspektoratit.
Djegia e arkivave të institucioneve të shtetit ka ndodhur edhe më parë, si në arkivin e Qytetit të Shkupit po ashtu edhe në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë.
Përgatiti: Adnan Qaili