http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë shifrave kontradiktore lidhur me efektin e pandemisë tek punësimi, Instituti i Statistikave ka zyrtarizuar të dhënat, pas një ankete që ka kryer në treg. Zyrtarisht pandemia solli 50 mijë të papunë deri në muajin qershor të këtij viti. Duke ju referuar të dhënave nga INSTAT, në qershor numri i të punësuarve arriti në 1.2 milion individë si në sektorin publik, privatë dhe atë bujqësorë. TABKrahasuar me dhjetorin e vitit 2019 niveli të punësuarve rezulton më rënie me 50 mijë persona. Në këtë mënyrë të papunët zyrtarë, të deklaruar deri në qershor arriti në 166 mijë persona, duke bërë që shkalla e papunësisë të arrijnë në11. 9%.Papunësia më e madhe është shënuar në tregun privatë, ku biznesi ka bërë shkurtime të vendeve të punës, por rënia ka patur edhe në sektorin shtetëror si dhe në atë bujqësorë. Por shifrat e muajit korrik pritet të japë një panoramë më të qartë të situatës në këtë treg, pasi përkon me hapjen e sezonit turistik si dhe rikthimin e normalitetit në të gjithë sektorët. Pavarësisht mbështetjes së qeverisë me paketa finaciare, efekti i pandemisë mbetet shqetësues. Qeveria ka miratuar skema nxitëse për të rikthyer në punë të larguarit, duke ndarë kostot me biznesin, me tre paketa me afat 4. 8 dhe 12 mujore. Skemat janë ende në fazë aplikimi ndaj mbetet për tu parë se si do të jetë ecuria e tyre.