Ambasadori izraelit për Vizion Plus: Së shpejti hapim ambasadën në Prishtinë - Vizion Plus

2020-12-05 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i Izraelit në Tiranë Noah Gal Gendler ka folur në një intervistë të posaçme për Vizion Plus, për herë të parë pas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ku Izraeli ishte një nga temat në marrëveshje.NOAH GAL GENDLERAMBASADOR I IZRAELIT NË SHQIPËRIÇdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është shumë pozitive, pasi mund të zgjidh probleme që ekzistojnë në Ballkan prej shumë vitesh. Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim atë. Fakti që Izraeli është pjesë e saj është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne, sepse të dy vendet, Kosova dhe Serbia, premtuan, ndoshta dhe firmosën që Ambasada e tyre do të vendoset në Jerusalem. Në rastin e Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem dhe në rastin e Kosovës do ta hap ambasadën e saj në Jerusalem dhe për ne është një zhvillim shumë i rëndësishëm.Por kur pritet të ndodh njohja mes Izraelit dhe Kosovës?Noah Gal Gendler - Ambasador i Izraelit në ShqipëriDuhet të ndodh në javët e ardhshme. Do të jetë afër, ky është opinioni im, por ende nuk ka një datë.Ambasadori Noah Gal Gendler edhe pse i rezervuar për kërcënimet e ardhura nga Beogradi se nuk do zhvendosë ambasadën ne Jerusalem nëse njohin Kosovën, i kujton firmën e hedhur mbi marrëveshje, raporton Vizion Plus.Noah Gal Gendler - Ambasador i Izraelit në ShqipëriNuk e di nëse e kanë thënë apo jo këtë gjë, por nuk e kuptoj logjikën pas kësaj, sepse kjo është marrëveshja. Nëse dëshiron ta përmbushësh atë, duhet ta bësh.Duke u ndalur tek paralajmërimet e ardhura nga Bashkimi Europian ndaj Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori i Izraelit, dha një mesazh të qartë për të gjitha shtetetNoah Gal Gendler Kosova dhe Serbia por dhe çdo vend tjetër, duhet të bëjë atë çfarë është më e mirë për kombin e tyre. Nëse ata besojnë që kjo marrëveshje, për njohjen, lëvizjen e ambasadës ne Jerusalem është e mirë për ta, ashtu duhet të bëjnë. Në të kundërt nuk kishin pse e nënshkruanin marrëveshjen, thote për Vizion Plus, Ambasador i Izraelit në Shqipëri.Por kush përfiton më shumë nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit?Noah Gal Gendler - Ambasador i Izraelit në ShqipëriNga përvoja ime diplomatike e di që nuk ka vetëm një fitues, duhet të jetë ?win-win? pra të përfitojnë të dyja palët. Padyshim çdo vend fiton në mënyrë t ë ndryshime, por të gjithë duhet të fitojnë. Ne mund ta ndihmojmë shumë Kosovën, por besoj gjithashtu që Kosova mund të na mësojë edhe ne shumë gjëra.Diplomati i izarelit në Tiranë, gjate intervistes per gazetarin e Vizion Plus Thimi Samarxhi, u ndal dhe tek politika e ndjekur nga Presidenti Donald Trump dhe përfshirja e tij personale ne disa çështje të nxehta.Personalisht por edhe shteti im e shohim si një sjellje shumë pozitive, sepse ka bërë gjëra të cilat njerëzit prej vitesh kishin premtuar ti bënin dhe nuk i bën. Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, njohja e Lartësive Golan si pjesë e shtetit të Izraelit dhe tani kjo marrëveshje. Sh...

Free Traffic Exchange