Top News - Hoti sërish në Bruksel/ Në PE, për liberalizimin e vizave

2020-12-05 0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ndodhet për të dytën herë gjatë kësaj jave në Bruksel. Ai do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli dhe do të marrë pjesë në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të këtij Parlamenti. Parlamenti Evropian ka paralajmëruar se do të diskutohet për situatën në Kosovë dhe në rajon, për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon me ndërmjetësimin e BE-së dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Parlamenti Evropian ka rikujtuar se në vazhdimësi ka mbështetur procesin e dialogut dhe rrugën e Kosovës në integrimet evropiane. Procesin e liberalizimit të vizave, Parlamenti Evropian vazhdon ta cilësojë si vonesë të panevojshme dhe të dëmshme. PE-ja ka mbështetur rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, por ky vendim nuk ka kaluar ende në Këshill ku vendosin shtetet anëtare me shumicë të kualifikuar të votave. Prandaj, pritet që edhe gjatë debatit me kryeministrin e Kosovës, deputetët e Parlamentit Evropian të përsërisin thirrjen që sa më shpejt të përmbyllet procesi i liberalizmit të vizave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#Bruksel#TopChannel

Free Traffic Exchange