Top News - Shkollat në Itali/ Në erën e re të koronavirusit

2020-12-05 0

Të mbyllura nga koronavirusi gjashtë muaj më parë, shkollat në Itali po bëjnë përgatitjet e fundit ndërsa me miliona nxënës do të kthehen në klasat e tyre. por ndërkohë, rastet e reja të koronavirusit në itali po rriten sërish, dhe mësuesit janë mes të prekurve.

E gjejmë veten tani në një shkollë krejt ndryshe krahasuar me atë të para 6 marsit, që unë mbaj mend si ditën e fundit kur në lacio u mbyllën shkollat. Është një situatë tërësisht e re por duhet të përballemi me të
Në cdo shkolle, do të ketë hyrje dhe dalje të vecantë. Shkollat janë pajisur me skanera që do të lëshojnë alarm kur një nxënës nuk do të ketë maskë ose do të ketë temperaturë. Në rast të tillë, nxënësi do të dërgohet në një dhomë të vogël, të quajtur klasa e covidit, nga një person i ngarkuar me këtë detyrë dhe më pas do të nisin procedurat e paracaktuara.

Në fund të ditës, kur mësuesi del nga klasa, të gjitha dritaret do të hapen për të ajrosur ambjentet që janë pajisur edhe me spëkatës dezinfektuesi mbi të gjitha objektet, banka, karrige dhe kompjutera
Për vetë kryeministrin italian, Giusepe Conte, rihapja e shkollave në siguri të plotë është një sfidë e madhe. Ai ka konfirmuar se shkollat do të rihapen më 14 shtator dhe ka falenderuar nxënësit duke u thënë se ata kanë paguar cmimin më të rëndë të kësaj emergjence. Conte ka shpjeguar se shkollat janë pajisur me sasi të konsiderueshme geli dezinfektues dhe maskash mbrojtëse që do të shpërndahen falas për nxënësit dhe personelin.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkollat#Italy#TopChannel