Lajme Arkiva 2000
Ministria e Rendit Publik ka sinjalizime se drejtues të Partisë Demokratike të nivelit qendror dhe atij lokal, u kanë bërë thirrje militantëve dhe simpatizantëve për të kontestuar zgjedhjet e 1 tetorit duke dalë në rrugë dhe sheshe. Thirrje të tilla janë bërë në Tiranë, Shkodër, Laç dhe Mamurras. Ministria e Rendit tërheq vëmendjen e drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike për nxitjen e qytetarëve në veprime që bien ndesh me dispozitat ligjore.
"Ministria e Rendit Publik në zbatim të detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore është e përgatitur dhe e vendosur maksimalisht për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike të shtetasve. Garantimin e paprekshmërisë së institucioneve shtetërore si dhe sigurimin e normaliteteve."
Thirrjet për të kontestuar rezultatin ende pa u shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qendror nuk kanë asgjë të përbashkët me daljet masive për sheshet dhe rrugë. Ministria e Rendit ju drejtohet shtetasve të distancohen nga veprimtaritë që sjellin destabilizim./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/