I mbetur pa shtëpi nga tërmeti/ PD publikon denoncimin e qytetarit - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka sjellë rastin e Sadik Resnjakut në Durrës, i cili ka mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntori. Ai denoncon se ka shkuar disa herë tek bashkia për të mësuar se çfarë do të bëhet me banesën e tij, por nuk merr përgjigje.Në reagimin e PD-së thuhet se pas kaq muajsh, ata enden dyerve të institucioneve shtetërore për të gjetur zgjidhje për problemin e tyre.Resnjaku kërkon që bashkia t?i ofrojë një zgjidhje, ndërsa u shpreh se edhe gjendja psikologjike e tij është rënduar.?Që nga 26 Nentori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë. U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë. Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia. Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet. Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falenderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru! Nga ana psikike s?jemi në rregull hiç. Me pleq e me fëmijë të vogël. Gjatë verës që dalin milingonat në rrugë, për sytë e ballit nuk ju rrej, unë i kapërcej se edhe ato kanë shpirt, janë milingona. Ne as sa milingonat nuk konsiderohemi, qënia njerëzore. Kemi punuar një jetë të tërë. Kërkoj me insistim, bashkia të vihet në lëvizje t?i japi drejtim kësaj pune?, tha qytetari.

Free Traffic Exchange