‘Kampionati nuk nis pa na dëgjuar qeveria’, sekretari Ligës Profesioniste: Për bojkotin vendos Duka

2020-12-05 0

Kampionati nuk do të nisë të shtunën përderisa nuk kemi asnjë lloj përgjigjje nga ana e palës që i është drejtuar letra.? Kështu shprehet Dritan Kadia, sekretar i Ligës Profesioniste, kur pyetet nëse me 12 shtator do të nisë sezoni i ri i Superligës, sipas axhendës së vendosur nga FSHF. Në intervistën për Report TV ai tregon 1 nga 4 kushtet thelbësore që Liga ka ndaj qeverisë për të nisur kampionatin.

?Ndryshimi që kërkohet është te pjesa e TVSH-së. Pjesa e TVSH-së ku klubet janë në fazën e investimeve dhe po bëjnë investime të konsiderueshme. Plus investimet operacionelae që janë të detyruara ti bëjnë vit pas viti. Të gjitha këto janë shumë dhe për këtë arsye klubet kërkojnë që të reduktohet nga 20% në 6%,?- deklaron Kadia.

Jo zyrtarisht qeveria ia ka kaluar fajin klubeve për gjendjen financiare ku ndodhen. Lidhur me këtë Kadia shprehet:

?Po t?i shihni klubet janë formalizuar, pasi I deklarojnë të ardhurat e tyre. Nëprmjet këtij deklarimi, ajo pjesë e munguar që tashmë ndodhet në xhepat e qeverisë, mungojnë në xhepat e klubeve.?

Po nëse zëri i Ligës nuk dëgjohet, kush do të jenë hapat e radhës?

?Liga Profesionsite do të mblidhet sërish dhe do të ndërmarë hapat në mënyrë që bëjë lëvizjet e duhura sipas situatës që do të krijohet.?

A mund të shkojë deri në bojkotin e të gjithë kampionatit?

?Këtë nuk mund ta them unë. Ky është vendim i presidentit.?

Free Traffic Exchange