Pesto me kungull dhe makarona nga zonja Vjollca

2020-12-05 5

Pesto me kungull dhe makarona
Përbërësit:
Për peston:
400 gr kungulleshka
120 ml vaj ulliri
kripë
20 gr stika pishe
20 gr arra
2 thelpinj hudhër
2 degë borzilok
60 gr parmixhano
320 gr makarona
60 gr djath gorgonzola
Përgatitja:
Lajmë kungullin dhe presim atë në feta të holla rrumbullake. I spërkasim kungujt më kripë dhe I lëmë të pushojnë pak derisa kungullli nxjerr ujin e tij. E kullojmë mbi ujin dhe vendosim kungujt në një blender ku do të shtojmë në të hudhrat, borzilok, vaj, kripë, piper të zi, parmixhano, stika pishe, arra, ne fund shtojmë dhe 50 ml ujë dhe vazhdojmë përzjerjen vendosim peston. Kungulli në tas dhe me ndihmen e një luge mbushim kubikët e akullit dhe I vendosim në akull dhe përdorim kubikët me pesto për supë, rizoto, makarona e tjerë. Vendosimnjë tenxhere me ujë të valuar shtojmë kripë dhe ziejmë makaronat. Ndërkohë vendosim një tigan me pak fare vaj dhe pesto, lëng makaronash, djath gorgonzola e lëmë deri sa pesto të lidhet. Shtojmë në tigan makaronat I përziejmë mirë dhe I servirim të ngrohta.