Historiku i zgjedhjeve pluraliste ne Shqiperi - (30 Shtator 2000)

2020-12-05 1

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sot shqiptarët votojnë për të tetën herë brenda këtij dhjetëvjeçari. Në zgjedhjet e para pluraliste të 31 Marsit 1991, Partia e Punës në atë kohë, fitoi 162 vende në parlament, kundrejt 65 vendeve të Partisë Demokratike. Pas revoltave studentore, më 22 Mars 1992, Partia Demokratike e opozitës fitoi 2/3 e parlamentit me 92 deputetë, kundrejt 38 deputetëve të Partisë Socialiste. 5 muaj më vonë më 26 Korrik të 1992, socialistët fituan zgjedhjet për pushtetin lokal.

Shqiptarët treguan edhe njëherë se dinë të votojnë në mënyrë radikale. Ishte humbja e parë për demokratët e cila u pasua me dështimin e referendumit për Kushtetutën, më 6 Nëntor 1994, ku 54% e shqiptarëve votuan kundër. Dy vjet më vonë më 26 Maj të vitit 1996, u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Mbështetur në parregullsitë e votimit, partitë opozitare u tërhoqën nga këto zgjedhje.

Kriza politike që pasoi revoltat anti-fajde, detyroi PD të pranonte qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të 29 Qershorit 1997. Në këto zgjedhje socialistët fituan 53% të votave, duke lënë pas demokratët me 25%. Më 22 Nëntor 1998, shqiptarët votuan projekt Kushtetutën e re të hartuar me ndihmën e institucioneve europiane. Sot votohet për pushtetin lokal, ndërsa në Qershorin e vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/