Arrestohet i kerkuari Sali Lushaj - (30 Shtator 2000)

2020-12-05 18

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Arrestohet në Tiranë Sali Lushaj. Ka qenë ora 12, kur forcat e policisë së Tiranës, kanë arrestuar në Tiranë Lushën, shpallur me vendim të Gjykatës së Lartë person në kërkim. Lushaj është një nga personat e akuzuar, si organizator dhe pjesëmarrës në kryengritjen e 13 dhe 14 Shtatorit ?98.

Një vit më parë Sali Lushaj u arrestua për t?u nxjerrë në bankën e të arrestuarit të Gjykatës së Faktit Tiranë, por pas qëndrimit në qeli, Gjykata e Faktit zbuti masën e sigurisë nga burg në arrest shtëpiak. Gjykata vendosi rikthimin e tij në qeli, por në momentin që forcat e komisariatit nr.3 të Tiranës, shkuan për të ndaluar Lushën, ai nuk ndodhej në banesë. Që prej kësaj kohe Sali Lushaj shpallet person në kërkim.

Sipas Ministrisë së Rendit, Sali Lushaj është larguar jashtë Shqipërisë në Itali dhe është rikthyer ditët e fundit, me detyra specifike për të organizuar trazira, gjatë dhe pas votimeve të 1 Tetorit. Në momentin e ndalimit Sali Lushaj nuk kishte armë me vete./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange