Mbi 200 propozim-ligje të mbetura varen nga Qeveria e re

2020-12-05 0

Nuk dihet akoma fati i më shumë se 200 propozim-ligjeve dhe ndryshimeve ligjore të mbetura në gjysmë në procedura parlamentare gjatë mandatit të kaluar. Ish kryeministri dhe ministri aktual në Qeverinë e Zaevit, Oliver Spasovski, thotë se ministritë nga ku kanë dalë nismat ligjore, duhet të prononcohet nëse vazhdojnë të qëndrojnë pas tyre edhe në këtë mandat.

Ata zgjidhje ligjore ose shkresat janë dorëzuar në Qeveri për të parë nëse ministritë mbeten në ato zgjidhje ligjore ose jo. Të gjithë ata që mbeten do të shkojnë në procedurë parlamentare kurse ata që tërhiqen do të përgatiten ligje të reja megjithatë kjo është kompetencë e secilës prej ministrive -tha Oliver Spasovski, ish kryeministër.

Ministritë dhe Qeveria, në afat prej 30 ditësh nga zgjedhja e ekzekutivit, duhet të njoftojnë Kuvendin se për cilat nisma vazhdojnë të kërkojnë miratim. Nga LSDM-ja sqarojnë se për ligjet e propozuara nga deputetët kjo nuk vlen, duhet e gjitha procedura të nisë nga zeroja, nga nisma e një ligji, nëpër të gjithë procedurat e Kuvendit.

Kuvendi në mandatin e kaluar nuk arriti të miratojë propozim-ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë me të cilin u parashikua rritja e rrogave të profesorëve, ligjin për lobim, ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve, ligjin për letërnjoftimet dhe qindra të tjerë.

Disa nga propozim-ligjet e mbetura
? Ligji për lojërat e fatit
? Ligji për arsimin e lartë (rrogat në arsimin e lartë)
? Ligji për lobim
? Ligji për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve
? Ligji për letërnjoftimet

Për shumë prej tyre, përfshirë edhe për ligjin për letërnjoftimet, LSDM-ja si parti që drejtonte shumicën kishte koordinime paraprake me partitë e tjera. Ligji për letërnjoftimet kishte qenë kusht që deputetët e Besës të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Ne qëndrojmë në atë që një ndër ligjet e para do të jetë edhe ligji për dokumentet e identifikimit që parasheh që edhe përkatësia etnike të jetë pjesë e kartës së identitetit - tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Nga BDI-ja nuk përgjigjen në pyetjen e Alsat se për cilat nga ligjet dhe ndryshimet e ngecura pa miratuar kanë marrëveshje paraprake për riinicim dhe miratim.

Fatlume Dervishi

Free Traffic Exchange