Edi Rama u rezervon takimin e fundit elektoral artisteve (29 Shtator 2000)

2020-12-05 1

Lajme Arkiva 2000

Takimin e fundit elektoral Edi Rama ua ka rezervuar artistëve. Në sallën e Hotel Tirana ishin të pranishëm emra të njohur të artit dhe skenës shqiptare që nga më të moshuarit deri tek më të rinjtë. Në një bashkëbisedim miqësor Rama e ka quajtur veten si njeriu që ka shkatëruar kulturën në Shqipëri, u ka shpjeguar artistëve reformat që pësoi në dy vjet tempulli i Ministrisë së Kulturës. Këto reforma u shpreh ai do të rivazhdojnë edhe kur të jem kryetar bashkie i kryeqytetit. Për të vetmen arsye sepse kemi një rini të mrekullueshme dhe etje për kulturë dhe art. Më tej, Rama tha:
"Jam munduar t'a bëj të qartë që në vend që të shqetësohem për fatin e atyre që mund t'i përgjigjen ritmit të kohës dhe që për 1001 arsye kanë mbetur në strukturat e institucioneve, ne duhet të shqetësohemi për fatin e gjithë atyre të rinjve të cilët duhet patjetër t'a kenë një shans në vendin e tyre dhe njëkohësisht duhet të shqetësoheni për fatin e atyre artistëve të përjetshëm si Edit Mihali, Kadri Roshi, Arben Ndrenika e shumë të tjerë të cilët nuk munden dot të largohen nga skenat nëpërmjet mekanizmave absurdë të tensionimit apo vetëm se në Gjendjen Civile rezultojnë në moshë më të lartë sesa të rinjtë."/tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/