Sali Berisha: Qytetaret kane frike nga vota e lire (29 Shtator 2000)

2020-12-05 0

Lajme Arkiva 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë një takimi me vëzhguesit e KE-së se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve në një proces të manipuluar. Berisha ka diskutuar me vëzhguesit mbi ecurinë e fushatës, problemin e listave e të tjerë. Pas takimit, drejtuesi i grupit të vëzhguesve të KE-së dhe Berisha deklaruan përpara gazetarëve.
"Unë shpreha kënaqësinë time për delegacionin e kongresit të autoriteteve lokale të Këshillit të Europës që vjen për të monitoruar këto zgjedhje. I njoha me fakte të pakonstestueshme të cilat provojnë se shanset për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë afër zeros në këtë vend sepse këta zotërinj kanë përjashtuar nga e drejta fondamentale e votimit rreth 40% të votuesve. I njoha me faktin se listat e reja akoma nuk janë dorëzuar dhe për shkak të vendosmërisë së tyre manipuluan zgjedhjet, asnjë shqiptar akoma nuk dinë se si duhet të votojnë. Nuk kanë parë fletët e votimit, nuk është njohur me shenjën që duhet të përdorin. E qartë se qeveritarët kanë frikë të tmerrshme nga vota e lirë. Ne do të marrim një vendim politik jo për bojkotin, por ne nuk do të pajtohemi në mënyrë kategorike me përjashtimin e Shqiptarëve nga e drejta e votimit dhe ky është vendimi më i papërgjegjshëm që një qeveri ka ndërmarrë ndonjëherë në një vend./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/