Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, që fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, më 30 gusht, prezantuan në një konferencë për shtyp parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme dhe të cilat nënkuptojnë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi. Parimet, për të cilat kanë rënë dakord liderët e koalicionit ?Për ardhmërinë e Malit të Zi?, ?Paqja është kombi ynë? dhe ?E zeza mbi të bardhë? e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Dritan Abazoviqit, kanë deklaruar që Qeveria e re e Malit të Zi: Në mënyrë të përgjegjshme do të zbatojë të gjitha obligimet ndërkombëtare të marra përsipër nga shteti, do të forcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe me përkushtim do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian;
Do t'i depolitizojë plotësisht institucionet kyçe qeveritare, me qëllim të luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
Do të respektojë Kushtetutën e Malit të Zi dhe nuk do të ndërmarrë nisma që kanë për qëllim ndryshimin e flamurit, stemës dhe himnit të shtetit;
Nuk do të nisë procedurë për tërheqjen e pranimit të pavarësisë së Kosovës;
Nuk do të hakmerret mbi baza politike apo çfarëdo baze tjetër.
Do të miratojë dhe rishikojë të gjitha ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE.
Do t'iu mundësojë partive të pakicave pjesëmarrjen në qeveri, pavarësisht nëse kanë apo jo status parlamentar. Të tre koalicionet opozitare, sipas rezultateve paraprake, kanë marrë 41 mandate në parlamentin e ri malazez.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Koalicioni# MaliiZiTopChannel