Bylykbashi: Ndryshimi i formulës të koalicioneve dhe i shpërndarjes së mandateve, vijë e kuqe për ne

2020-12-05 0

Pas gati dy vitesh opozita jashtëparlamentare do të hyjë në kuvend me mandatin e dhënë për Oerd Bylykbashin si anëtar në komisionin e posaçëm për ngritjen e KQZ së re. 

Gjithashtu palët politike do të ulen në tryezën e Këshillit Politik për të vijuar diskutimet mbi listat e hapura.

Në një intervistë për Report Tv, Bylykbashi u shpreh se ndryshimi i formulës së koalicioneve parazgjedhore është vija e kuqe që nuk duhet kaluar për opozitën e bashkuar.

"Së pari themi që ndryshimet kushtetuese ku ato mbledhje të këshillit ishin për ti dhënë ramës një lustër. Këshillin politik ai tentoi ta përdorte si fasadë. Do të ketë një debat të madh për të risistemuar sistemin. Ashtu sic janë afatet kohore ne do të kemi një afat qesharak. Vetëm një proces, më parë ka dashur dhe 2 muaj për tu kaluar dhe dakordësuar. Ndryshimi i formulës aktuale së koalicioneve për ne është vija e kuqe. Do luftojmë që koalicionet të mbeten në kodin zgjedhor kështu siç janë. Është një përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës që të zvogëluar sa më shumë humbjen e tij. Përsa i përket listave debati do jetë i fortë. Ne kemi kërkuar që listat të jenë 100 përqind të hapura" - u shpreh Bylykbashi.