Zjarr në urgjencën e Durrësit? Policia: Ishte thjesht shkëndijë, u shua/ Mjekja tregon ngjarjen

2020-12-05 0

Policia ka reaguar në lidhje me lajmin se urgjenca e spitalit të Durrësit është përfshirë nga flakët.


Policia bën me dije se ka pasur vetëm një shkëndijë e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem.

Paraprakisht bëhet e ditur se ka qenë një shkëndijë elektrike në panelin kryesor të shpërndarjes së energjisë te reparti i radiologjisë që ka shkaktuar zjarrin.

Nën alarm, personeli mjekësor dhe stafi kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve që ndodheshin në dhomat e urgjencës spitalore dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë situata është nën kontroll.

Një nga mjeket e spitalit tha për mediat se: ?e para vështirësi nuk kishte fare për evakuimin e pacientëve. Pati një shkëndijë në panel që duhet vlerësuar se çfarë ishte, por stafi s?pati dëme as pacientët as ambienti përreth. Jemi gati të vijojmë punën?, tha mjekja.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Durres#TopChannel