Rindërtimi i AKBMP, Rama: Nis epok e re, Agjencia e barnave e integruar me atë të rrjetit europian

2020-12-05 0

Vendi ka një Agjenci Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me laboratorë të standardeve europiane të re, një proces që është rindërtuar nga fillimi.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Agjencisë së re të barnave u shpreh se për herë të parë vendi ka një kompani që është e integruar në rrjetin e agjencive europiane të barnave dhe do të kërkojë që të akreditohen nga BE laboratorët.

Rama tha se sot barnat janë 30 % më lirë dhe se kryen dyfishin e analizave që ka bërë në 2014, ndërsa cilësia e tyre është në përputhje me standardet europaine.

"Vetëm në 1965 Shqipëria krijon kompaninë e kontrollit të barnave që është dhe pasardhësi i asaj që ne po inaugurojmë sot. Laboratori ishte në kontroll absolut dhe sistemi ishte i tillë dhe ajo që meriton të kujtohet është se u centralizua, u pengua rreptësisht ilaçi perëndimor. Agjencia e parë u formua në 1993, një riorganizimin i strukturës së shkuar, por si shumë riorganizime, u mbajt ADN-ja komuniste e mënyrës së të funksionarit të sistemit. Kemi zgjeruar fushën e aktiviteteve të agjencisë duke e ngjashmëruar atë me ato të agjencive europiane të medikamenteve. Në 2014 agjencia ishte e papërputhshme dhe një trup që nuk mund të integrohej në sistemin europian. Sot kemi arritur në pikën ku të akreditojmë laboratorët e rinj të agjencisë në BE. Sot ne kemi jo thjeshtë një godinë të re fizike, por bëhet fjalë për një investim ku nëse numri total i analizave që mund të kryente laboratori i trashëguar nga komunizmi ishte deri në 300 sot është të paktën 2-fishi dhe jo vetëm në numër por dhe cilësisht është fjala për analiza të përputhura me standarde europiane", tha Rama.