#tvora #rtvoranews
Burgu i Shënkollit në Lezhë është vënë në dispozicion të të burgosurve të prekur nga Covid-19.
Ditën e sotme kanë mbërritur 7 prej 10 të infektuarve me koronavirus në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
Të sëmurët janë vendosur në dy godina të ndryshme dhe trajtohen nga stafi mjekësor i burgut.
Në këtë spital po marrin trajtim edhe mbi 30 të dënuar me mjekim të detyruar nga burgu i Zaharisë.
Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë, Valentin Maca, denoncoi për mediat situatën e vështirë që po kalon ky institucion.
Maca: Situata në sistemin e burgjeve është tepër e vështirë. Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit si dhe pandemia e Covid 19 që ka përfshirë të gjithë sistemin si të dënuar, të paraburgosur dhe stafin e punonjësve. Sot jemi ë Shënkoll për të denoncuar kushtet e vështira që po kalon ky institucion për mungesën e ambjenteve dhe mungesën e kushteve minimale të kryerjes së detyrës nga stafi civil dhe policior. Janë 20 punonjës që janë pajisur me veshjet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë por që po kurojnë aktualisht 7 të dënuar me Covid që kanë ardhur nga Drenova. Janë mbi 30 të dënuar që ishin me mjekim të detyruar në burgun famëkeq të Zaharisë në Krujë, të cilët janë transferuar për tu trajtuar në burgun e Shënkollit.
Duhet theksuar se godinat e burgut në Shënkoll pësuan demtime nga termeti dhe të gjithë të dënuarit janë transferuar në burgjet e tjera dhe aktualisht në Shënkoll ka vetëm 70 të paraburgosur.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/burgu-i-shenkollit-kthehet-ne-spital-covid-po-trajtohen-40-te-denuar-te-infektuar-me-koronavirus/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv