Ora News - Fshati i Çobejve në Vlorë po braktiset, vuajnë për ujë, rrugë e mjek

2020-12-05 9

#tvora #rtvoranews
Mekat 2, i njohur edhe si fshati i Çobejve në Vlorë po braktiset nga banorët pasi atje vuajnë mungesën ujit të pijshëm, infrastrukturës dhe shërbimit mjekësor. Në 3 dekada ata thonë se janë harruar nga të gjithë pushtetet që kanë votuar.

Vite më parë në fshatrat e Mekatit në Vlorë banonin rreth 700 familje.

Mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve ka bërë që gjysma të largohen.

Në kushtet kur uji nuk u shkon në shtëpi, shpëtim kanë gjetur tek çezma e fshatit ose puset e hapura në oborrin e shtëpisë.

Në fshat mbizotërojnë të moshuarit, por qendra shëndetësore mungon.

Për çdo shqetësim thonë se duhet ti drejtohen Vlorës.

Rruga drejt qytetit është hall më vete.

Në të gjithë gjatësinë e saj është e degraduar.

Në verë pluhur e në dimër baltë.

Thonë se ndjehen të harruar në tre dekada demokraci.

Pushtetit vendor e atij qëndror i kërkojnë ndërhyrje dhe i kujtojnë votën.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/fshati-i-cobejve-ne-vlore-po-braktiset-vuajne-per-uje-rruge-e-mjek/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange