Shkon në 10 numri i të prekurve me COVID-19 në burgun e Drenovës! Të burgosurit dërgohen në spital

2020-12-05 1

Shkon në 10 numri i të infektuarve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe 2 persona kanë rezultuar pozitive ndaj covid-19. Më herët nga burgu i Drenovës u konfirmuan pozitivë 8 të dënuar nga burgu i Drenovës

Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitive 8 të parët, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit te të infektuarve.  

Të njëjtat burime thane se numri më i madh i te infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç. Burime për Report Tv shprehen se të burgosurit e infektuar janë dërguar në drejtim të Lezhës, në spitalin e burgut të Shën Kollit.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha ka siguruar disa intervista me të afërmit e të dënuarve në Burgun e Drenovës, të cilët shprehen se shkojnë më maska doreza dhe u maten temperaturat në hyrje të institucionit. Ata nuk lejohen të takohen më të dënuarit, ndërsa lidhjet i bëjnë vetëm përmes Skype-it që nga nisja e pandemisë.

"Rregullat janë të mira kam hyrë me doreza dhe maskë, na matet temperatura. Kam burrin këtu, nuk më kanë thënë gjë nëse i është bërë tamponi", tha një qytetare që ndodhen në ambientet e jashtëm në Burgun e Drenovës.

"Ne hyjmë me maska e doreza, me të afërmit flasim vetëm në Skype që nga fillimi i pandemisë, nuk lejohemi të takohemi", tha një qytetar tjetër.

Free Traffic Exchange