Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar investimin 1 milionë dollarë të bëtë në nënstacionin elektrik të Ibës. Investimi është bërë nga Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke rritur në këtë mënyrë sigurinë energjetike, si dhe duke modernizuar sistemin e menaxhimit të këtij nënstacioni, përmes instalimit të pajisjeve që garantojnë komandimin në distancë.
Ministrja Balluku tha se nga ky investim përfitojnë cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike afro 5 mijë abonentë. Balluku tha se ndërhyrja e bërë në nënstacionin e Ibës, jo vetëm mbulon nevojat aktuale të zonës, por është parashikuar që t?i përgjigjet edhe zhvillimeve të pritshme në zonën lindore të Tiranës në 10 vitet e ardhshme.
Mos harrojmë dy elementë kryesorë, që këto investime kanë. E para dhe më e rëndësishmja është se kemi rritur sigurinë energjetike, çka është edhe synimi, duke nisur nga prodhuesi, tek transmetuesi dhe deri tek shpërndarja. Nga ana tjetër duhet të themi, që kemi automatizuar sistemet. Automatizimi sistemeve na sjell sot para një pozite shumë të fortë nga ajo e së shkuarës, pasi ju sot arrini dhe manovroni gjithçka në distancë. Edhe tek ky nënstacion kemi instaluar sistemin SCADA?, nënvizoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se investimet në sektorin energjetik do të vijojë me qëllim jo vetëm modernizimin e sistemit, por duke pasur në fokus uljen e nivelit të humbjeve të energjisë në rrjet.