Kapet grupi i hajdutëve në Tiranë, vidhnin banesa dhe kasaforta

2020-12-05 1

Blutë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa të ndryshme në qarkun e Tiranës.


Top Channel mëson se tre të arrestuarit janë: Etem Murataj, Smajl Shkemza dhe Dorian Basho.

Zbardhen dhe dokumentohen po ashtu 7 raste të vjedhjeve në banesa, 3 prej tyre vjedhje kasafortash, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, shuma prej 10.000 euro dhe një pajisje për bllokimin e valëve.

Njoftimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, pas një pune disamujore organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?Sezoni?, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

E. M., 35 vjeç, S. Sh., 28 vjeç dhe D. B., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A. R., 45 vjeç dhe V. O., 33 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve hetimore disamujore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të kasafortave, sendeve me vlerë dhe shumave të parave në disa banesa, konkretisht:

-Më datë 06.09.2020, në rrugën ?Nikolla Tupe?, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente personale dhe një shumë rreth 10000 euro, në banesën e shtetasit E. A., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

? Më datë 12.08.2019, në rrugën ?Skënder Luarasi?, kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ka pasur një sasi lekësh te konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit S. P., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

? Më datë 20.07.2020, në rrugën ?Ramiz Kovaçi?, kanë vjedhur shumën 7000 euro, në banesën e shtetasit F. Ç.

? Më datë 30.08.2020, në rrugën ?Pjeter Bogdani?, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente pronësie, sende me vlerë dhe shumën e parave rreth 1160 dollarë dhe 270.000 lekë, në banesën e shtetasit E. S., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

? Më datë 24.08.2020, në rrugën ?Marko Boçari?, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. K. Ky shtetas ishte larguar për dy muaj me pushime sezonale dhe kur është kthyer ka konstatuar vjedhjen.

? Më datë 29.08.2020, në rrugën ?Zef Jubani?, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. Sh. Ky shtetas ishte larguar bashkë me familjen për pushime sezonale dhe kur është kthyer, ka konstatuar vjedhjen.

? Më datë 06.02.2020, në rrugën ?Njazi Demi? ? kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases E. D.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, shuma prej 10.000 euro dhe një pajisje për bllokimin e valëve.

Vijon puna kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarku...