'Fermerët e Korçës presin rrënjët e mollës', ish deputeti Braimllari: Rilindja shkatërroi bujqësinë

2020-12-05 1

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari vijon denoncimet për vështirësitë e fermerëve në Korçë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se qeveria Rama ka shkatërruar bujqësinë dhe ka rrënuar fermerin vendas.

Sipas tij, fermerët në fushën e Korçës vazhdojnë dhe presin rrënjët e mollës sepse nuk përballojnë dot as koston e prodhimit.

"Rilindja shkaterroi bujqesine dhe fermerin vendas.

Fermeret ne fushen e Korçes vazhdojne dhe presin rrenjet e molles sepse nuk perballojne dot as koston e prodhimit.

Qeveria Rama ka shkaterruar bujqesine dhe ka rrenuar fermerin vendas.

Kjo qeveri nuk degjon hallet e qytareve dhe te plotesoj nevojat e tyre por ka si model vetem favorizimin e oligarkise dhe hajduterine.

Fermet kane nevoje per mbeshtetje.

LSI eshte e angazhuar per nje plan te qarte ne sherbim te fermereve.

Subvencion i drejtperdrejt per çdo fermer, çdo koke bageti, çdo koshere blete, çdo ferme e ndertuar dhe çdo dynym toke e punuar.

Heqjen e akcizes se naftes per fermeret.

Heqjen e çdo barriere per subvencionin dhe perkrahjen e fermereve qe deri tani kane rezultuar barriera korruptive ne sherbim te Edi Rames", shkruan Braimllari.