Psikologia: Femijet e familjes Buci jane deforormuar gjate rritjes se tyre

2020-12-05 3

Në emisionin ?Opinion? Tv Klan mbrëmjen e sotme është trajtuar historia e vrasjes së Englantinës në moshën 23 vjeçare nga vëllai dhe babai i saj 8 vite më parë.

Vëllai Shkëlzen Buci, mori vajzën në makinë dhe e coi te Mali me Gropa, rreth 2 orë e 30 minuta larg Tiranës dhe e vrau duke e gjuajtur me armë në kokë. Dëshmitar i ngjarjes ka qenë edhe shoku i të vëllait.
Për këtë ngjarje makabre, psikologia Valbona Treska është shprehur gjatë emisionit se familja e vajzës ka shumë problematika të trashëguara brez pas brezi dhe fëmijët janë deformuar gjatë rritjes së tyre.

?Në momentin që kemi një familje që ka kaq shumë problematika të mbledhura në vite dhe brez pas brezi, bëhet fjalë për një famije që në momente të caktuara ka pasur nevojë për ndihmë. Që në 1993 fëmijët janë mbajtur me forcë nga babi që të mos kenë kontakte me të ëmën. Flasim për katër fëmijë që janë të deformuar në rritjen dhe zhvillimin e tyre për aq kohë sa i është shkëputur kontakti me nënë. Janë momente të historisë së një individi që janë shumë të rëndësishme dhe vendosin vraga në personalitetin e individit. Këto janë momente që duhet të ndërhyjë shërbimi social, psikologu, punonjësi social i bashkisë etj?, është shprehur Valbona Treska.


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/