Top News - Vaksina ruse/ Nis shpërndarja te civilët

2020-12-05 0

Pavarësisht skepticizmit që e rrethon, Rusia nisi shpërndarjen e grupit të parë të vaksinës së saj anti-Covid, Sputnik te civilët. Sipas ministrisë vendase të shëndetësisë, ky grup i vaksinës, i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya, me seli në Moskë, i ka kaluar të gjitha testet e nevojshme të cilësisë dhe dërgesat në rajonet ruse do të fillojnë në të ardhmen e afërt. Autoritetet rusë njoftuan po ashtu se një fushatë masive për vaksinim kundër COVID-19 do të nisë muajin e ardhshem. Sputnik V u miratua për përdorim të brendshëm në 11 gusht. Vladimir Putin garantoi se ajo siguron "imunitet të qëndrueshëm", duke treguar madje se ia ka administruar edhe vetë vajzës së tij. Megjithatë, në mesin e shkencëtarëve ka shqetësime se Moska ka nxituar ta nxjerrë vaksinën pa i kaluar testet e rrepta shkencore që kërkohen në raste të tilla. Autoritetet ruse presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar të gjithë popullsinë e vendit.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rusi#Vaksina#TopChannel

Free Traffic Exchange