Bylykbashi: Në 2008 u deshën 14 muaj për të bërë ndryshimet kushtetuese, sot bëhen për 1 javë

2020-12-05 2

#tvora #rtvoranews

Nisja e sezonit të ri politik do të ulë sërish në tryezën e Këshillit Politik palët për të diskutuar mbi implementimit e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor dhe hapjen 100 përqind të listave.

Partitë politike nuk kanë vendosur ende një datë se kur do të mblidhen.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi thotë se ndryshimet në kodin zgjedhor nuk kanë ndodhur kurrë kaq shpejt.

Në një intervistë për Ora News ai kujton ndryshimet e bëra në kodin zgjedhor në vitin 2008 ku u deshën 14 muaj negociata për hartimin dhe implementimin e tyre ndërsa këtë vit u bën për 1 javë.

Bylykbashi: Nuk janë as 7 muaj nga zgjedhjet më datë 25 prill. Të fusësh vendin në një ngërç të tillë ku të mos mjaftonin marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit tregon që Edi Rama ka planifikuar rënie drastike të standarteve zgjedhore. Një proces 1 javor i Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese, i cili ishte një proces fars që donte Edi Rama. Ai e kaloi njëanshmërisht dhe nuk ja kishte nevojën këshillit politik. Sot është data 8 shtator dhe në kushtet më të mira duke llogaritur këshillin, komisionin parlamentar për shqyrtimin e procedurës parlamentare dhe gjithë proceset për të miratuar kodin zgjedhor, ka shumë mundësi që ne të kapërcejmë dhe tetorin dhe ligji të mos ketë hyrë në fuqi.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bylykbashi-ne-2008-u-deshen-14-muaj-per-te-ndryshimet-kushtetuese-sot-behen-per-3-jave/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv