Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Sali Berisha i ka bërë thirrje nga Kavaja, kryeministrit Meta, të bëjë gati dorëheqjen për të dorëzuar qeverinë në 2 Tetor. Më 1 Tetor, tha Berisha, do të ndëshkojmë përfundimisht mega mashtruesit dhe faqezinjtë më të mëdhenj të Europës.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?I them Ilir Metës, hiq dorë nga shtetrrethimet, hiq dorë nga përçarjet, se ty të urrejnë shqiptarët, sepse ti je kusarë, ndaj dhe bëj gati dorëheqjen, më 2 Tetor dorëzo qeverinë, se përndryshe do të përmbysë Kavaja, do të përmbysë Vlora, do të përmbysë Shkodra, do të përmbysë Korça?.
Fatos Nano, tha më tej ai, për të maskuar mashtrimet e tij, së bashku me Metën, po kalojnë nga njëri shesh në tjetrin duke akuzuar Sali Berishën, por më 1 Tetor tha Berisha, jeni ju që do të rrëzoni ata që kanë bërë gati valixhet, por që kësaj here nuk kanë se ku t?ia mbathin. Në mitingun e Kavajës, Berisha ka hedhur një lum akuzash e sharjesh edhe për kandidatin socialist në bashkinë e Tiranës Edi Rama.
Përpara se të shkonte në Kavajë, Berisha ka zhvilluar mitingje në Rrogozhinë e Shijak. Ai ka ftuar shijaksit, të marrin pjesë në votime. Më 1 Tetor tha Berisha, ju duhet të votoni të parët, për t?iu dhënë ndëshkimin kusarëve. Sipas tij çdo sekondë është e vonuar për të ndëshkuar kryeministrin Meta dhe gjithë të tjerët./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/