Krerët më të lartë të PS kanë thënë se mandate i tretë qeverisës do të fitohet jo vetëm nga premtimet e mbajtura por mbi të gjitha falë procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama është angazhuar personalisht duke inspektuar të gjitha shkollat në vend që janë në fazë rindërtimi, në mënyrë që të jenë gati deri në nëntor.
Sot, kreu i qeverisë u ndal në Durrës, aty ku përkohësisht është dhe drejtues i qarkut të partisë së tij.
Të njëjtin angazhim ka marrë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili sot inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare Nënë Tereza? dhe gjimnazin ?John F. Kennedy? në Kodër Kamëz. Në Durrës janë 32 shkolla të cilat do të rindërtohen si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit ndërsa në Tiranë 17 të tilla.