Thirrjes për projektin ?Fondi i përkthimit nga shqipja në gjuhë të tjera? dhe ?Fondi i përkthimit nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe? i?u përgjigjën 33 botues me vepra të autorëve shqiptarë edhe të huaj. Nga këto vepra, juria e kryesuar nga Mimoza Kore ka zgjedhur fituese nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera 6 prej tyre, që janë ?Otello, arapi i Vlorës? i Ben Blushit në greqisht, ?Gjenerali i ushtrisë së vdekur? i Ismail Kadaresë në lituanisht, ?Rindërtimi? i Fatos Lubonjës në greqisht, ?Besa? e Visar Zhitit në italisht, ?Mjaltë ne teh? e Romeo Çollakut në italisht, ?Eurasia? e Gëzim Qëndros në greqisht.
?Finalizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm. Në vëmendjen tonë është veçanërisht përkthimi i kulturës sonë në kultura të tjera, por dhe sjellja e kulturave të tjera në shqip. Ka pas shumë aplikime. Pasi erdhën këto aplikime në QKLL ne ua dhamë këto ekspertëve të fushës nga gjuhët përkatëse, që të bënin një analizë të dosjes, e më pas juria përzgjodhi këto çmime?, shprehet Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL.?Mendoj se dhe kjo e sotmja është një nga shtysat kryesore të kësaj qendre, numri i pjesëmarrësve tregon rëndësinë e këtij projekti. Por kemi një vëmendje të shtuar dhe për të rinjtë, të cilët jemi munduar që t?i shtojmë dhe në pandemi. Për ne është e rëndësishme, që qendra të vendos këmbët në terren, por edhe të thith sa më shumë të rinj?, thotë ministrja e Kulturës Margariti.